Rreth Nesh

Firma jonë është e specializuar në larjen e tapeteve, sixhadeve dhe rrugicave të ndryshme.

Ne sjellim tek ju një eksperiencë disa vjecare me paisjet dhe makineritë e gjeneratës së fundit të larjes të tapeteve, sixhadeve dhe rrugicave të ndryshme.
Shërbimi ynë nuk është lavazh por një shërbim i plotë dhe shumë cilësor duke ruajtur vlerat e produktit si ditën që e keni blerë. Operojmë me një staf të kualifikuar për të ofruar shërbim cilësor. Larja e tapeteve bëhet me detergjent biologjik, antialergjik që ofrojnë një pastrim të thellë dhe perfekt.

Tapetet që keni nëpër shtëpi mbartin shumë pluhura dhe mikro organizma që janë të dëmshëm për ju dhe sidomos fëmijët. Makineritë tona dhe detergjentët bio që përdorim ju garantojnë një higjiene maksimale.

Sapo meret njoftimi i kërkesës për të pastruar tapetet ose rrugicat kompania dërgon shërbimin e transportit në shtëpinë/institucion për ti transportuar në lavanderi. Tapetet kalojnë në pesë procese pofesionale pastrimi dhe trajtimi:

  1. Procesi i parë është procesi i shkundjes ku paisja kryen shkundjen dhe largimin e grimcave nga tapeti.
  2. Procesi i dytë është procesi i larjes dhe shpërlarjes, ku larja kryhet me uje të ngrohtë (33 grade celsius) dhe me detergjentë profesional.
  3. Procesi i tretë është largimi i ujit të shpërlarjes me anë të centrifugës e cila largon nga tapeti 95% të ujit.
  4. Procesi i katërt është tharja e cila realizohet në dhoma të posacme tharje me paisje dehidratuese me temperaturë 35 gradë celsius (për 6 – 8 orë).
  5. Procesi i pestë është krehja, parfumosja dhe paketimi sipas standarteve. Shërbimi i transportit i kthen tapetet në shtëpi ose institucion të larë, tharë, parfumosur dhe të paketuar.
Play Video
Play Video